
Përsëri ndryshim në Kadastrën e Shkodrës. Flladi Dano, i emëruar në maj 2021, është shkarkuar nga detyra për tu zëvendësuar nga 33 vjeëarja Blerina Haka.
Ajo merr këtë detyrë pas një përvoje si inxhiniere në kadastrën e Tiranës ku ka sherbyer për disa vite. Prezantimi i saj është bërë në prani të stafit të kadastres Shkodër duke marrë kështu drejtimin e një prej institucioneve me problematike ndër vite në vendin tonë, ku sfida me pronat është e madhe.
Si thuajse të gjitha kadastrat në vend, as e Shkodrës nuk po gjen paqe me ndryshime të shpeshta të titullarëve përmes shkarkimeve apo dorëheqjeve.
Blerina Haka është vajza e Afërdita Haka, e cila për një periudhë ka mbajtur edhe detyrën e drejtores së Drejtorisë Rajonale të Arsimit.




