Përsëri me shifra të larta, në Maqedoninë e Veriut ndërrojnë jetë 4 persona dhe rezultojnë 120 të tjerë pozitivë…

Sërish shifra të larta me korona virus në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 954 teste dhe janë regjistruar 120 të infektuar.

Ndërkohë 4 pacientë kanë ndërruar jetë ditën e sotme.


Mësohet se rastet e reja janë regjistruar në Shkup, 64, 4 në Kumanovë, 4 në Dibër, 2 në Shtip, 2 në Prilep, 14 në Tertovë, 5 në Strugë, 3 në Manastir, 7 në Ohër, 2 në Gostivar, 1 në Makedonski Brod, 2 në Sveti Nikollë, 5 në Kërçovë dhe 5 në Resnjë.

 ABCOM ║ VODAFONE