Pas dy termeteve në orën 00.13 dhe 00.25 të datës 8 tetor 2020, një tjetër ka shkundur Shqipërinë. Sipas asaj që raporton Qendra Europiane për Monitorimin e Termeteve, termeti i tretë për nga rradha, është regjistruar në orën 01.44.
Ai është regjistruar, si dy të parët, në detin Adriatik, 39 km nga Tirana dhe 23 km nga Durrësi, në një thellësi 8 km. Edhe për këtë lëkundje mjaft të fortë, të shkallëës 4.2 Rihter, nuk njoftohet për dëme materiale apo në jetë njerëzore.