Pas protestës së djeshme para Parlamentit ku mbeten të lënduar protestues dhe policë, ka ardhur reagimi i ish- ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Në një postim në Facebook, Manjani fajëson kryeminiustrin Rama për ngjarjen. Ish- ministri shkruan:
“Gjuha raciste, që nxit urrejtje ndërmjet njerëzve dhe përçarje sociale është e papranueshme! Kur këtë gjuhë e përdor Kryeministri është edhe me e rëndë! Kur Kryeministri është i një vendi anëtar i Këshillit të Europës dhe NATO-s, situata bëhet ndërkombëtarisht e rëndë!
Kjo lloj gjuhe në Europë është përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore. Pas luftës perëndimi e ndaloi rreptësisht përdorimin e kësaj gjuhe. Janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku gjuha e urrejtjes ka qenë prezente. Ndaj fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama.
Me këtë gjuhë përçarje kërkon të fshehë krimin financiar të radhës: zifti të Astiri del më shtrenjtë se floriri! Ky quhet ABUZIM i pastër!”.