Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Përplasja” në gjykatë për fatin e PD- së, afati i fundit është 15 janari, a do të shprehen me vendim gjykatësit…?!

ShkodraWeb 11 January, 2022
berisha basha pd gjykata tirane

Ndërsa situata në Partinë Demokratike duket mjaft e acaruar sidomos pas 8 janarit 2022, palët presin përgjigje ligjore nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë. Me 13 dhjetor 2021, Partia Demokratike zyrtare, ka depozituar dosjen e Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut dhe ndryshimet përkatëse të tij në Statut dhe në struktura. Gjykatëse do të jetë Blerina Muça.

Dy ditë më pas, me 15 dhjetor 2021, Komisioni i Rithemelimit ka depozituar dosjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, me ndryshimet e Statutit por edhe vendimet e tjera. Gjykatës do të jetë Agron Zhukri. Deri në këto momente, nuk ka informacione zyrtare nëse PD zyrtare ka depozituar dosjen e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit.

Ligji Nr. 8580, datë 17.2.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar, përcakton qartë afatet që duhet të respektojë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për regjistrimin, ndryshimet apo fshirjet në regjistrimet e mëparshme.  Neni 13 i këtij ligji, e përcakton qartë se “Regjistrimi i partisë politike bëhet brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrim dhe të dokumenteve të parashikuara në nenin 10 dhe 11 të këtij ligji. Në rastin kur dokumentet e partive politike nuk janë të rregullta, gjykata, brenda 20 ditëve e kthen kërkesën për të bërë plotësimet përkatëse.“. Neni 14 i këtij ligji, plotëson kuadrin e plotë të veprimit juridik teksa sqaron se “Dispozitat e këtij ligji për regjistrimin e partive politike janë njëlloj të vlefshme për ndryshimet dhe fshirjet në regjistrimet e mëparshme. Kërkesa për ndryshime në regjistrin e partive politike bëhet nga organi i partisë që ka në kompetencë përfaqësimin e saj ndaj të tretëve.“.

Deri tani, nuk ka informacion se gjykata ka kthyer ndonjërën kerkesë për plotësime, aq më shumë kur ka kaluar afati 20 ditor nga dorëzimi i kërkesave nga palët. Pra, sipas ligjit “Për partitë politike”, maksimumi deri me 13 janar, gjykata duhet të shprehet për dosjen e depozituar nga PD- ja zyrtare dhe brenda datës 15 janar, duhet të shprehet për kërkesën e Komisionit të Rithemelimit të PD- së. Nëse ndonjëra palë ka pakënaqësi për vendimet e mundshme, ekziston e drejta e ankimimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, teorikisht edhe në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, nëse palët mendojnë se u janë cënuar të drejtat e liritë kushtetuese.

Shprehja me vendim nga gjykata, mund të shtensionojë disi situatën edhe në nivelin e bazës, edhe pse me shumë mundësi, do të ketë pakënaqësi nga pala që nuk do të legjitimohet nga gjykata. Nuk përjashtohet se gjykata, në këtë rast gjykatës (vetëm 1) të përcaktuar me short tashmë, të regjistrojnë edhe dy ndryshimet e paraqitura. E kjo, do ta përkeqësonte më shumë situatën në PD. Nuk përjashtohet që të rrëzohen edhe të dy kerkesat, duke lënë një amulli të plotë në Partinë Demokratike.

Mund të zgjidhet edhe “heshtja” apo mosrespektimi i afatit 30 ditor siç përcakton ligji, ndoshta me idenë e marrjes së kohës për të parë zhvillimet në PD. Në të gjitha rastet, ku vështirë që gjykata të gjykojë në themel këtë çeshtje, të paktën në shkallën e parë, përveç ligjit, do të ketë ndikim padiskutim edhe përceptimi i krijuar nga gjykatësit lidhur me çeshtjen. Pa dashur të aludojmë apo të paragjykojmë ndërhyrje “të padukshme” të cilat e kanë shoqëruar dhe e shoqërojnë vendimmarrjen në sistemin e drejtësisë. Madje, edhe të “drejtësisë së re”. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: “Tani në rrafshin politik kjo është njëlloj sikur…”, ish- kryeministri Berisha komenton përjashtimin përgjithmonë nga PD
Next: “Iu ngul thikë pas shpine LSI-së”, Monika Kryemadhi “shuplakë” Bashës: Është jashtë linjës politike opozitare

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.