Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Përplasja masive fizike mes të rinjve në Shkodër, gjykata liron me “detyrim paraqitje” 2 të rinjtë e arrestuar

ShkodraWeb 15 December, 2025
sherr shkolla shejnaze jukaa 2025

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, të dyshuar si organizatorët kryesorë të rrahjes masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Shkodrës, pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”.

Ngjarja përfshiu rreth 15 të rinj, të ndarë në dy grupe, kryesisht 17–18 vjeç, të cilët u konfliktuan fillimisht me grushte dhe më pas me sende të forta, ndërsa gjatë përleshjes është përdorur edhe armë e ftohtë (thikë). Si pasojë e këtij konflikti, tre adoleshentë mbetën të dëmtuar lehtë dhe u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës, ku morën ndihmën mjekësore dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve, konflikti dyshohet se ka pasur zanafillë një përplasje të mëparshme mes nxënësve. 19-vjeçari, i identifikuar si Doronesto Kulla dyshohet se ka shkuar në ndihmë të vëllait të tij, një 17 vjeçari nxënës i shkollës “Shejnaze Juka” duke u përfshirë në përleshje së bashku me persona të tjerë. Pamjet filmike tregojnë momentin kur dy grupet bashkohen dhe nisin përplasjen fizike, e cila zgjat rreth një minutë, përpara se të shpërndahen.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë së Shkodrës dhe efektivët e njësisë “Shqiponja” ndërhynë në vendngjarje, duke sekuestruar kamerat e sigurisë dhe duke nisur hetimet. Fillimisht u arrestuan dy të rinjtë e dyshuar si organizatorë, Klevin Thepi dhe Doronesto Kulla. Për pesë shtetas të mitur (katër 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar) u nis procedimi penal në gjendje të lirë.

Paralelisht, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materiale në Prokurori për një prej 17-vjeçarëve, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Policia ka identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në konflikt ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë. Arsyet e sakta të rrahjes mbeten ende të paqarta ndërsa dyshohet për një konflikt për motive të dobta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: E RËNDË – Gjendet i pajetë në banesë 75- vjeçari, dyshimet e para të policisë për ngjarjen tragjike…
Artikull pasardhës: VIDEO – Bashkia Shkodër fiton 3 projekte për arsimin, ja cilat janë shkollat që përfitojnë…

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.