Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë pasditen e sotme, ndërsa tha se “përplasja është e paevitueshme”. Në një bashkëbisedim me gazetarët, pas takimeve në Gjermani, kreu i PD-së u shpreh se këto janë javët e fundit të mundësisë së zgjidhjes së krizës me instrumente politik, ndërsa shtoi se “koha po mbaron”.
Kreu i PD ka komentuar edhe thirrjet “Rama ik” në stadiumin “Air Albania” edhe ato në ndeshjen mes Tiranës dhe Skënderbeut, ndersa u shpreh se ky është tregues i zemërimit popullor.
“Ta shtymë sa ta shtymë. Koha është flori për shqiptarët. Këto janë javët e fundit të mundësisë për zgjidhjen e krizës politike me instrumente politik. përplasja është e paevitueshme, nëse ky grupi i strukturuar, kjo kalçeto pushtetarësh oligarkësh dhe kr.iminelësh kërkon të mbajë peng vendin, kërkon të përzërë shqiptarët, atëherë ajo që nisi në stadiumin e Tiranës dhe vazhdoi dje në stadiumin e Korçës, është vetëm fillimi i një tërbimi dhe zemërimi popullor që do t’i marrë përpara me soj e sorollop”, tha Basha.