Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Perplasja e pushteteve”, mosarrestimi i Tahirit duhet te shoqerohet me arrestimin e prokuroreve…

ShkodraWeb 24 October, 2017
tahiriProkuroretKoment

Nga Blerti Delija

Sic duken “bathet”, Saimir Tahiri nuk do te arrestohet per ceshtjen e implikimit te tij te dyshuar me klanin e droges “Habilaj”. Nga dita e djeshme, kryetari i mazhorances solide dhe kryeministri Edi Rama, e ka artikuluar qarte qendrimin zyrtar ne seancen plenare te Kuvendit qe do te votoje per kete ceshtje neser ne oren 12.00. Po nuk pati ndonje “surprize” me baze qejfmbetjen nga koha kur Tahiri ishte i plotfuqishem si superminister i Brendshem, kerkesa e Prokurorise do te rrezohet ne Kuvend. Nuk dua te ndalem tek pjesa politike e ceshtjes sepse eshte tejmbushur si cdo here, duke nderthurur propaganden me terma juridiko- popullor. Por duhet te shohim besoj une, ate cfare mund te konsiderohet “perplasje e pushteteve”. Tri kolonat shtetformuese jane ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqesori. Per ti dhene nje fare peshe, rreshtohet shpesh edhe “pushteti i katert” media, por ne Shqiperi postulati perendimor nuk funksionon prej te pakten 17 vitesh demokraci.

Ceshtja “Tahiri” ka sjelle perplasjen publike e te ashper ne mes dy pushteteve: gjyqesorit dhe legjislativit. Permes kryeministrit Rama, ne kete perplasje eshte bere pjese edhe ekzekutivi. Akuzat dhe kunderakuzat, te hapura e te kamufluara, kane futur nje ceshtje qe mund te konsiderohet e drejtesise, ne hullite e politizimit te tejskajshem. Mbase nuk eshte artikuluar drejtperdrejt, por perfaqesues te rendesishem te legjislativit dhe ekzekutivit, kane akuzuar direkt prokurorine per instrumentalizim te saj ne dem te mazhorances dhe eksponenteve te saje. Nuk eshte thene hapur, por jo vetem Tahiri, ka lene te kuptohet se prokuroria- e cila kulmon si juridiksion ligjor Presidenti i Republikes, ka abuzuar duke kerkuar arrestimin e nje deputeti me pak se 2 dite nga nisja e procedimit penal ndaj tij. Nuk eshte sekret te thuhet se prokurori Llalla eshte anatemuar ne kete linje rregullisht nga mazhoranca aktuale e nga 2013, por edhe largimi si president i Nishanit dhe ardhja e Metes si “epror” direkt, nuk ka ndryshuar qasje. Deri ketu, vazhdojme te endemi ne hullite e turbullta te politikes.

Situata eshte mjaft delikate per shume arsye e rrethana, por duhet te kete deri diku njefaresoj kthjelltesie juridike, te funskionimit te pushteteve te pavarura por edhe pergjegjesise. Nese mund ta konsideronim “gafe” nxitimin e prokurorise per arrestimin e Tahirit, pasojat e krijuara jane jo te paperfillshme. Opinioni publik eshte mjaft sensitiv, mjafton te ndjekesh rrjetet sociale per ta vertetuar. Por nga ana tjeter, opozita e ka kthyer ne kauze politike te forte dhe sipas gjasave, rrotull saj, do te ndertohet nje agjende e gjate aktiviteti. Perplasja ne mes pushteteve kete here, eshte mjaft e forte dhe natyrisht me pasoja. Une parashikoj se ceshtja “Tahiri”, pavaresisht vendimit qe mund te jape ne fund drejtesia per pafajesi ose jo, do te hyje ne hullite e ceshtjes “Meta- Prifti” te asaj cfare kujtohet si “blloku i zi”. Uroj te mos shkoje ekzaktesisht ne ate linje, sepse ky vend ka kaluar mjaft tragjedi.

Me logjiken me te thjeshte te asaj cfare ka thene direkt apo mes rreshtave kryeministri Rama, eksponente te rendesishem te mazhorances apo vete Saimir Tahiri, Prokuroria minimalisht ka abuzuar me detyren e saj kushtetuese. Per te vijuar ne kete linje arsyetimi, organi i akuzes eshte lene te perdoret apo eshte perdorur per te vene ne zbatim plane te caktuara politike per te demtuar mazhoranen aktuale qeverisese. Mbase duhet te flase nje njohes shume me i mire se une i ligjeve, por dikush duhet te verifikoje se deri ku ka shkuar shkelja e bere nga Prokuroria ne ceshtjen “Tahiri”. Nuk mund te ve gishtin se kush mund ta marre persiper kete detyre. Por do te sihte e udhes, ashtu sic u veprua me Tahirin, duhen arrestuar prokuroret qe kerkuan arrestimin e ish- ministrit te brendshem. Ndoshta rezultojne te pafajshem, por duhen arrestuar sepse…mund te prishin provat, mund te largohen jashte vendit… E ne fakt, te gjitha provat jane ne doren e tyre sepse ata duhet te paraqesin provat per Tahirin e kedo tjeter qe vene nen akuze. Me kete rast startojme edhe Vettingun e shumedeshiruar ne drejtesi…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ceshtja “Tahiri”, reagon PD: Me 1800 faqe te akt-akuzes, ish- ministri i Brendshem duhej te ishte ne burg
Artikull pasardhës: FOTO/ Cdo e keqe ka nje te mire pas, u divorcua por u emerua drejtor nga zevendeskryeministrja Mesi

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025 0
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024 0
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.