Perplasi per vdekje kalimtarin, deputeti lirohet dhe do hetohet i lire

Prokuroria ka vendosur vetëm pak minuta më parë të lirojë deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi i cili aksidentoi për vdekje një qytetar në autostradën Tiranë-Durrës.  Sipas organit të akuzës, hetimi ndaj Rakipit do kryhet në gjendje të lirë. Deputeti i PDIU ka lënë ambientet e komisariatit nr.2 në Tiranë disa minuta më parë. Nga hetimet paraprake deputeti rezulton se s’ka shkelje te rregullave të qarkullimit rrugor. Seit Sorra i preu rrugën automjetit të deputetit të PDIU në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës, duke humbur jetën në vend.