Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dushaj të Tropojës. Një furgon që transportonte punëtorë të HEC-it në Fierzë është përplasur dhe për pasojë janë shënuar viktima dhe të plagosur. Mësohet se në vend ka humbur jetën një punëtor, ndërkohë që disa të tjerë kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve, është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas informacioneve paraprake, mesohet se viktime ka mbetur shtetasi Dem Oruçi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.