Perplaset BMW-ja me karroatrecin, vdes drejtuesi 35- vjecar i diabetit, drejtuesi tjeter ne spital

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme nga një aksident që ka ndodhur në Xhafzotaj. Nga përplasja e dy makinave ka humbur jetën Redi Hoxha 35 vjeç banues në Durrës, ndërsa është transportuar në spital drejtuesi i mjetit tjetër A.M.
Sipas policisë, makina tip ‘BMW’ me targa AA 969 DN e drejtuar nga Hoxha ka dalë nga rruga nga shpejtësia duke u përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 484 MJ (karrotrec). Përplasja mes dy mjeteve ka qenë fatale për Redi Hoxhën, i cili ka humbur jetën në vend nga plagët. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia duke nisur hetimet.