Një aksident i rëndë ndodhi pasdite e djeshme në qytetin e Korçës, ku mbetën të vdekur nga përplasja e një makine babë e bijë. Sipas informacioneve mësohet se shtetasi Sokol Hoxha, ishte në trotuar bashkë më te bijën vetëm 6 vjeçe kur u përplas për vdekje.
Më tej mësohet se njërën nga makinat e drejtonte Petrit Kupe, dhe makinën tjetër Lorenc Pallashi, të cilët sot janë vënë në pranga. Petrit Kupe është ish-kryetari i Komunës së Libonikut, tashmë është administrator i Ujësjellës Kanalizime në Maliq.