Përplasen dy mjete në autostradë, ndërron jetë pasagjerja 60 vjeçare, shoqërohen në polici shoferët…

Një 60-vjeçare ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën.

“Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.


Ndërkohë të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel