Përplasen dy makina në aksin Lezhë- Shëngjin, dëmtohen dy persona që udhëtonin me “Smart”…

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin. Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja mbetën të lënduar shoferi i mjetit tip ”Smart” dhe pasagjeri i tij. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, teksa trafiku është tashmë i orientuar nga policia pasi vetëm një korsi është e lirë.