FOTO+EMRAT – Përplasen dy makina mes tyre, aksidenti i merr jetën në SHBA çiftit shqiptar nga Malësia….

Dy shqiptarë, burrë e grua, humbën jetën pas një aksidenti dje në mëngjes në Urën George Washington në New York, kanë bërë të ditur autoritetet. Në 9:42 të mëngjesit, një veturë Honda CRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës, njofton gazeta Illyria.


Honda u kthye përmbys. Me të udhëtonin dy shqiptarë nga Malësia: Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e Bisere (Rami) Frluckaj, 47. Dy të ndjerët banonin në Bronx. Gruaja u shpall e vdèkúr në vend, nga ndërhyrësit e shpejtë, kurse i shoqi që ishte në timon, u dërgua urgjent në spital, ku ndërroi jetë.

Shoferi i makinës tjetër u dërgua në një spital në Teaneck, me lëndime të lehta. Detektivët po shqyrtojnë aksidentin për të zbuluar arsyet që e shkaktuan. Kjo është tràgjédia e radhës rrugore në komunitetin shqiptar në SHBA.

© ShkodraWeb Media - Të gjitha materialet në këtë faqe mund të përdoren nga media të tjera, duke përmendur emrin e burimit të informacionit nga janë marrë.

ShkodraWeb Channel