EMRI+VIDEO – Përplasen dy makina, humb tragjikisht jetën në aksident 22 vjeçari nga Bajza e Malësisë së Madhe

Më datë 29.08.2021, rreth orës 21:50, në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”,Vukpalaj, Malësi e Madhe, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Ferdinand Dreshaj, 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Kristian Curaj 22 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi Kristian Curaj, i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI EDHE: Aksidenti tragjik në Malësi të Madhe, 22 vjeçari djalë i vetëm, vëlla i dy motrave…

ShkodraWeb Channel

Open

Close