Perplasen 5 automjete, plagosen disa persona, policia vonon te shkoje ne vendngjarje

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në autostradën Durrës – Tiranë, ku mësohet se janë përplasur të paktën 5 automjete. Sipas raportimit paraprak,  ka disa të plagosur dhe dëme të shumta materiale. 20 minuta pas aksidentit në vendin e ngjarjes nuk shihej ende asnjë ambulancë apo uniformë policie.