
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, tek kryqëzimi i Rinasit. Një makinë ka goditur një motoçikletë picerie.
Si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motorit i cili është dërgua tek spitali i Traumës, në gjendje të rëndë.
Makina që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja në drejtim të Rinasit. Ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur, ndërsa vazhdon kërkimi për gjetjen e makinës së aksidentit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!