
Myftiu i Shkodres, imam Muhamed Sytari ka folur nga xhamia e Parrucës për ngjarjet e fundit në botë, si sulmet tērrōrīste që bëhen në emër të fesë islame.
Ai thotë se ka përpjekje jo të ndershme për të shëmtuar madhështinë e shprehjes “Allahu Ekber”.
“Ka përpjekje aspak te ndershme per ta shëmtuar madhështinë e shprehjes “Allahu Ekber”. “Allahu Ekber” fik zjarret dhe nuk mund te jete simbol i shkatërrimit. Nuk duhet të ndihemi në faj kur dikush vret me fjalën “Allahu Ekber”, për një vepër që e dënon islami. Terma si “tērrōrīzmi islamik” i kthejmë mbrapsht dhe nuk i pranojmë sepse nuk janë tonat”, tha mytfiu Sytari.