Përmirësohet dukshëm situata në Itali, vetëm 55 jetë të humbura në 24 orë, 5 më pak se një ditë më parë

Italia vijon të ketë ulje të rasteve me vdèkjé nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë shënuar 55 jetë të humbura, duke shkuar në total 33 530. Një ditë më parë numri i të vdekurve ishte 60 të vdèkúr dhe të dielën ishin 70.

Ndërsa rastet e reja me COVID-19 janë, duke shkuar në total 233 515. Ndërsa në Lombardi që është dhe rajoni më i prekur janë 12 të vdèkúr, numri më i ulët që prej nisjes së pandemisë.


Në këtë rajon janë regjistruar gjithsej 16.143 persona të vdèkúr nga COVID-19. Edhe rastet e reja në këtë rajon janë ulur, vetëm 187 raste në 24 orët e fundit.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media