
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor për komunitetin tonë. Segmenti rrugor Boric i Vogël, me gjatësi 1,700 m, tashmë është rikonstruktuar për t’iu shërbyer më mirë banorëve të këtij fshati.
Bashkia e Malësisë së Madhe mbetet e përkushtuar për të vijuar me projekte të reja dhe investime që sjellin zhvillim dhe mirëqenie për banorët tonë.
Ndërsa një ditë më parë, Marinaj do të përcillte: Një tjetër investim në infrastrukturën rrugore. Inspektova nga afër punimet që po kryhen në rrugën e fshatit Bruçaj në Njësinë Kastrat.
Ky segment rrugor me gjatësi 900 m ju shërben 30 familjeve, që tashmë do të kenë akses më të lehtë dhe më të shpejtë për tu lidhur me zonat e tjera. Jam i lumtur kur përmes punës i shërbejmë komunitetit tonë.