
Presidenti Ilir Meta ka zbritur në terren ditën e sotme, për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet. Reshjet e dendura të shiut në dy ditët e fundit, kanë shkaktuar përmbytje të sipërfaqeve të mëdha, sidomos në pjesën jugore të vendit.
Kreu i Shtetit ka shkruar ditën e sotme në fshatin Ferras të Fierit, ku është takuar edhe me punonjës të Forcave të Armatosura, të Policisë, si dhe të emergjencave civile.
Grupit të shpëtimit në Fier, u janë bashkuar edhe ekipet e emergjencave të Kosovës
“Kënaqësi të falenderoja sot në Ferras Forcat e Armatosura, ato të Policisë dhe ekipet e emergjencave të Kosovës për menaxhimin plot përkushtim të përmbytjeve të Vjosës në ndihmë të banorëve të rrezikuar.
Mirënjohje për sakrificat e tyre sepse jeta e qytetarëve është e para”, shkruan Presidenti Meta.