Skip to content
14 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

PËRMBYTJET/ Përkeqësohet situata në Bashkinë e Shkodrës, rritet niveli i ujit dhe sipërfaqja nën ujë

ShkodraWeb 17 March, 2018
permbytje13mars2018

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 16 mars 2018 paraqitet si me poshtë :

Në territorin e Bashkisë Shkodër vazhdojnë reshjet e shiut. Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të jetë e përkeqësuar dhe sipërfaqja totale ka arritur  mbi 2400 Ha.  Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç:

Deri në këto momente, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 240 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 70 ha, fshati Dajç (kënetë) 100 ha, fshati Darragjat 40 ha, fshati Samrisht i Ri 15 ha, fshati Samrisht i Vjetër 10 ha, fshati Pentar 15 ha.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:

  1. Foragjere dhe jonxhe 283 ha
  2. Bime dekorative 10 ha
  3. Vreshte 0,5 ha
  4. Grurë 5 ha
  5. E pakultivuar 481.5 ha

Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Njësia Administrative Ana e Malit:

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.Në Obot kalimi bëhet i mundur me mjete të larta të ushtrisë.Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:

  1. Jonxhe 713 Ha
  2. Kultura të dyta foragjere 139 Ha
  3. Grurë 5 Ha
  4. Sera 3 Ha
  5. Bimë dekorative 20 Ha
  6. Vreshtë 1 Ha
  7. Ullishte 2 Ha
  8. Agrume 1Ha
  9. Tunele 1
  10. Pemëtore 3
  11. Perime 2
  12. E pakultivuar 310 Ha

Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, në fshatin Obot nevojiten 60 palë çizme të gjata për banesat , 100 thasë miell për familje dhe 250 bidona ujë për banorë.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 290 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave  si më poshtë:

  1. Fshati Trush 140 ha
  2. Fshati Bërdicë e Madhe 80 ha
  3. Fshati Bërdicë e Sipërme 70 ha

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:

  1. Jonxhe dhe foragjere 175 Ha
  2. Grurë 3 ha
  3. E pakultivuar 112 Ha

Njësia Administrative Rrethina:

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave  si më poshtë. Në fshatin  Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen  poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha.

Qyteti Shkodër:

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 60 ha. Në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe  ndodhen 6 shtëpi me prezencë uji rreth tyre.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje  të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to..

 Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore për vazhdimësinë, për blegtorinë, në zonat e

përmbytura janë imediate dhe paraqiten si më poshtë:

  1. Koncentrat  40 t
  2. Bar i thatë  20 t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi  rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë tëterritorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të  mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen ndaj nevojave emergjente të banorëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Ish-kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla nën hetim për pastrim parash
Artikull pas: DETAJE/ Si filloi hetimi për tjetërsimin e pronave tek “Rana e hedhun”, kush është organizatori i saj

TË FUNDIT

pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja

ShkodraWeb 14 June, 2025
gjergj luca trump musk 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë…

ShkodraWeb 14 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • VIDEO – Ndërhyrjet në zonën turistike, kryebashkiaku Beci dhe ministrja Kumbaro inspektim në Velipojë 13 June, 2025
  • EMRI+FOTO – Ishte në një varrim në Malësinë e Madhe, 4 ditë pa asnjë lajm për të moshuarin, djali jep alarmin 13 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe asgjesohen mbi 12.500 rrënjë kanabis, procedohet inxhinieri i pyjeve 13 June, 2025
  • “Një tjetër faqe e artë…”, Benet Beci uron mirëmëngjes me kampionët e Vllaznisë në atletikë… 13 June, 2025
  • Shqipëria vetëm 2.36 mln banorë brenda kufijve, popullsia vijon të tkurret edhe pas Censit të 2024-it… 13 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 qershor 2025… 13 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja

ShkodraWeb 14 June, 2025
gjergj luca trump musk 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë…

ShkodraWeb 14 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025…

ShkodraWeb 14 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.