
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është ndalur këtë herë në Dajç të Shkodrës, për të zhvilluar një bashkëbisedim me banorët, të cilët disa herë janë prekur nga përmbytjet.
Në fjalën e tij, ministri Bushati theksoi se qeveria po punon për implementimin e një zgjidhje përfundimtare përsa i përket përmbytjeve në këtë zonë. Ministri Bushati theksoi se është shumë e nevojshme që të komunikohet me banorët për ecurinë e procesit dhe hapat konkretë të ndërhyrjeve.
Nga ana e tij, zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimo Kote, shtoi se po punohet për pastrimin e Bunës me drag dhe derdhjen në det, çka mendohet se do zgjidhë përmbytjet në këtë zonë.
Ndërkaq, zv.ministrja Rakacolli e pranishme në këtë takim tha se “Qendra Shëndetësore në Dajc është një nga më të mira të Shqipërisë”. Ajo shtoi se banorët e kësaj zonë janë shumë të kujdesshëm në kryerjen e check-up.