Nga Izmira ULQINAKU
Ka më shumë se 2 javë, që shumë fshatra të Anës së Malit dhe Dajçit janë të izoluara nga uji. Në fshatin Obot dhe Goricë uji ka depërtuar brenda banesave. Gjenden mbi 160 shtëpi në rrezik. Sipërfaqja e ujit që ka mbuluar tokat bujqësore është rreth 2500 Ha.
Tani, në orët e pasdites, niveli i ujit në këto toka po shtohet me ritme të shpejta. Kjo do të thotë qe shkarkimet ne kaskaden e Drinit nuk janë në nivelet që deklarohen zyrtarisht, por shumë më shumë.
I bëj thirrje deputetëve shkodranë të mazhorancës, Ministrisë përkatëse dhe Kryeministrit të vijnë të shohin dhe të prekin gjendjen e jashtzakonshme me të cilën po përballen banorët e Anës së Malit dhe Dajçit.
Të shpallin menjëherë gjendjen e emergjencës!
Ata banorë duhen shpërblyer për dëmin e krijuar nga shkarkimet e mëdha!
Aktualisht, të rrethuara me ujë, dhjetra familjeve u rrezikohet jeta në qoftë se vazhdohen shkarkimet me ritmet e tanishme.
Senida Mesi, përgjigju qytetarëve që të votuan, mandati që ke marrë nuk është i përjetshëm! Banorët e Shkodrës do t’i përgjigjen arrogancës tënde dhe të kujtdo tjetër!
#shpallnigjendjeneemergjences