Mbledhja e Shtabit të Emergjencave në Shkoder ka prodhuar debate të ashpra mes Kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe drejtorit të përgjithshëm të Emergjencave Civile Shemsi Prençi.
Kryebashkiakja e Shkodrës është shfaqur tejet e revoltuar para qetësisë olimpike të Prençit.
Ajo quajti te gënjeshtra dhe budallallëqe thëniet e qeveritarëve lidhur me shkakun e situatës duke thënë se ka vetëm një shpjegim, shkarkimet nga Hec-et.
Ndërsa Shemsi Prençi nuk ka pranuar për asnjë moment të shpallet gjendja e emergjencës./shqiptarja/