Skip to content
17 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

PËRMBYTJET/ Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi: Qeveria pa vullnet për t’iu përgjigjur situatës

ShkodraWeb 27 March, 2018
ademiAbc0

E ftuar në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur rreth përmbytjeve në qytetin që ajo drejton.

Sipas saj, ka një mungese vëmendjeje, për të cilën shpreson mos të jetë e qëllimshme, për situatën e krijuar në zonat e përmbytura në Shkodër.

“Ajo që kanë njerëzit atje është një revoltë jo vetëm për shkak të situatës, por edhe të një mungese vëmendjeje. Unë dua të shpresoj jo të qëllimshme”, u shpreh Ademi.

“fakti që nuk ka një vëmendje dhe asistencë të duhur përkundrejt asaj situate emergjence është e çuditshme, është e rrallë, është e rëndë, është e paimagjinueshme. Nuk e di! Unë nuk di t’i vë një fjalë tjetër, por unë jam bërë kaq dhe nuk kisha parë”, theksoi kryebashkiakja e Shkodrës.

E pyetur nga Mustafa Nano, se pse Ademi shpreson të mos jetë e qëllimshme, ajo shprehet se nuk ka asnjë arsye tjetër që qeveria mos ta shpallë emergjencën civile në Shkodër.

Sipas saj, shpallja e emergjencës do të mobilizonte fonde shtesë për të përballuar situatën dhe që ta normalizonte atë.

Mustafa Nano: “Ku është diferenca sepse kjo që thoni ju është e fortë? Ju thoni që shpresoj që nuk është e qëllimshme. Domethënë ju lini të nënkuptohet që mund të jetë e qëllimshme? Si? Pse”?

Voltana Ademi: “Zoti Nano atëherë më thoni, cila është arsyeja se pse qeveria nuk shpall emergjencën civile në Shkodër, në zonat e përmbytura, se unë nuk arrij ta kuptoj”.

Mustafa Nano: “Emergjenca civile çfarë shton nëse shpallet”?

Voltana Ademi: “Çfarë shton do të thotë të mobilizosh financa shtetërore, e para për t’u përballur në mënyrë të shpejtë në kohë dhe për t’u gjendur afër. E dyta për të rikuperuar situatën e rëndë mjedisore, të rrënimit të ekonomise, të dëmshpërblimit, të rivendosjes të të gjithë infrastrukturës private dhe publike për të kthyer jetën normale. Fakti që kjo emergjencë nuk shpallet tregon që shteti nuk ka, qeveria në këtë rast, kryeministri i pari, ministri përkatës të dytët, nuk kanë vullnetin, përgjegjësinë, nuk e ndiejnë për t’iu përgjigj një situate të tillë”./abcnews.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Adriatik Llalla nën hetim për pastrim parash, prokuroria “zbarkon” në KPK, çfarë përmban dosja
Artikull pas: SKANDALI/ Si u bë me tokë 11-vjeçari nga Velipoja, që rezulton… kryefamiljar me grua dhe dy fëmijë

TË FUNDIT

bashkia vau dejes
  • Aktualitet

Puka dhe Fushë Arrëzi nuk planifikojnë dorëheqje, Vau Dejësi i diskuton në mbledhjen e të martës…

ShkodraWeb 14 July, 2025
berisha per ramen ne theth
  • Kryesore

VIDEO- “Edi Rama u soll ndaj Thethit si një shkatërrimtar”, kryetari i PD- së Berisha flet për aksionin e IKMT

ShkodraWeb 14 July, 2025
theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025

TË FUNDIT

  • NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit… 16 July, 2025
  • VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër 16 July, 2025
  • “LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin… 16 July, 2025
  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4” 16 July, 2025
  • Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku… 16 July, 2025
  • EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari… 16 July, 2025
  • OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut” 16 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zemra malesorit klod zhivani theth 2025
  • Kryesore

NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit…

ShkodraWeb 16 July, 2025
balaj letoni 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër

ShkodraWeb 16 July, 2025
shabani lapaj 2025
  • Aktualitet

“LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin…

ShkodraWeb 16 July, 2025
final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.