
Pas reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e kaluara dhe prurjeve të mëdha të ujit, kanë filluar shkarkimet nga HEC-i i Ulzës dhe ai i Shkopetit. Por kjo situatë ka krijuar panik për banorët në Skuraj të Shkopetit, pasi u frikësohen përmbytjeve.
“Nga shkarkimet rrezikohen përmbytje dhe erozione të tokave bujqësore”, thonë banorë të zonës.