Gjatë ditës së sotme nga është rritur niveli i shkarkimeve nga hidocentralet. Sipas informacionit zyrtar nga Prefektura e Shkodrës, niveli i shkarkimevenë Hec Vau- Dejës ka qenë 1000 m3/sek, që duke i shtuar edhe 5 agregatet në punë arrin në rreth 1350 m3/sek.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se në 2-3 orët e fundit vërehet tendencë ulje të prurjeve në Fierzë dhe në ora 22:00 do të reduktojnë programin e shkarkimeve nga 600/800/1000 qe jane aktualisht në 400/600/800, pra po reduktohen shkarkimet me nga 200 m3 në çdo HEC. Agregatet vijojnë punën me ngarkesë maksimale të mundshme.
Vetëm para pak minutave ka kryer inspektimi i darkës në Njësitë Administrative si dhe në qytet. Është monitoruar Buna, Drini dhe Liqeni i Shkodrës. Në NJA Ana e Malit është rritur sipërfaqja nën ujë në rreth 500 ha. Nga monitorimi, në Njësitë e tjera nuk konstatohen probleme të rënda për momentin.
Edhe gjatë orëve të natës do te vazhdojë minitorimi në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Shkodër. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë së Shkodrës/