Bashkia e Shkodrës ka organizuar ceremoninë përkujtimore në nderim të 74 vjetorit të Kryengritjes Antikomuniste të Postribës. Në memorialin që përjetëson këtë ngjarje me vlera kombëtare, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule.
Oratorët që morën fjalën, kanë vlerësuar Kryengritjen Antikomuniste të Postribës, si e para në Europën e Lindjes, si shkëndija e parë e rezistencës 45 vjeçare të shqiptarëve kundër diktaturës.
Shtypja e raprezalja komuniste ndaj pjesëmarrësve, familjeve dhe të afërmeve të tyre, ishte e pashoqe. Vetëm në ditët e para të Kryengritjes komunistët púshkàtuán pa gjyq 28 vetë në Postribë. Púshkàtimet dhe përndjekjet u shtrinë edhe në Shkodër, Mirditë, Pukë dhe Malësi të Madhe. Mbi 60 personave u mori jetën regjimi komunist. Dhjetëra të tjerë u dergjën burgjeve dhe lanë eshtrat në galeritë e errëta ku u detyruan të punojnë të uritur dhe të etur.
Mijëra të tjerë vuajtën dënime të padëgjuara me burgim, tōrtūra në hetuesitë e regjimit dhe dhīmbjé për vitet e vjedhura dhe familjet e humbura një herë e përgjithmonë.