72- vjetori i Kryengritjes Antikomuniste te Postribes eshte perkujtuar ashtu si cdo vit. Pas vendosjes se kurorave ne memorialin e ngjarjes, kryebashkiakja Ademi ne fjalen e rastit, ka vene theksin ne nevojen e nxjerrjes ne drite te kesaj ngjarje dhe te tjerave. Ajo ka thene se kemi mision ta percojme tek brezat e rinj kete ngjarje, ashtu sic ka ndodhur, te vertete.
Kryetari i PD Ramiz Cobaj ka vene theksin ne aktualitet, duke thene se po jetojme ne nje gjysme diktature. Si ne 1946, duhet te ngrihemi te gjithe bashke per ta larguar kete qeveri me te gjitha mjetet demokratike ne dispozicion.
Ne emer te Shoqates Kombetare te ish- te persekutuarve, Nebil Cika eshte treguar mjaft i ashper. Ashtu si ne vitin 1946, kjo qeveri po na detyron te marrim armet kunder saj, sepse nuk po na lë asnje mundesi tjeter.
Ne vijim, eshte organizuar nje panair per promovimin e produkteve te zones.