Përkujtohet 29 Nëntori në Shkodër, të majtët homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

29 Nëntori 1944 është përkujtuar sot nga Partia Socialiste, Prefekti i Qarkut dhe shoqata e veteranëve të LANÇ për Shkodrën. Prefekti i Qarkut Shkodër, ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook disa foto nga homazhet në Varrezat e Deshmorëve të Shkodrës, të shoqëruara me me tekstin:


“Përkujtuam çlirimin e Shqipërisë, më 29 Nëntor 1944, nga pushtuesit nazifashistë. Në shenjë respekti dhe mirënjohje, sot bashkë me veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare #Shkodër kujtojmë dhe nderojmë ato që u ngritën e ranë në luftën për çlirimin e Shqipërisë.

Kjo është një festë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, festë që kujton Ditën e Madhe të Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë dhe renditjen e të gjithë popujve dhe vendeve të botës, kundër nazifashistëve.

Ideali i 29 Nëntorit mbetet një ideal për t´u realizuar nga të gjithë ne përmes një politike të re drejt së ardhmes evropiane. Lavdi Dëshmorëve të Atdheut! 🇦🇱🌹”, thuhet në postimin e Prefektit të Qarkut Shkodër.

ShkodraWeb Channel