
“Lëvizjen revolucionare nuk e kam kuptuar kurrë! Edhe sot që jam ndeshur me revolucionin në çdo aspekt të jetës sime, prapseprapë unë mbeta për luftën e hapët politike.”- Musine Kokalari
Në konferencēn shkencore të organizuar sot në Shkodër nga Muzeu “Musine Kokalari”, studiues e shkrimtarë hodhën dritë mbi figurën emblematike të femrës intelektuale shqiptare, veprimtares së shquar shoqërore dhe politike, themeluese e partisë opozitare Partia Social Demokrate, pikë referimi dhe model dhe për ditët e sotme.
Besnike e idealeve te veta, Musine Kokalari pranoi të martirizohej e gjallë, pa bërë asnjë kompromis me diktaturën komuniste, e cila nuk ia kurseu vuajtjet dhe dhimbjet në ditët e fundit të jetës. /Marre nga faqja zyrtare ne FB e Bashkise Shkoder/
[masterslider id=”28″]