
Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se gjatë ditës së sotme pritet niveli rrezik “i moderuar” nga zjarret në qarkun e Korçës, ndërsa në qarqet e tjera pritet niveli rrezik “i ulët” ose “s’ka rrezik”.
Gjatë ditës së sotme priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, mesatare në qarkun e Durrësit, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera.
Në disa nga qarqet reshjet pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 26 °C
në vendet e ulëta: 18 / 28 °C
në vendet malore: 11 / 24 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por për momente deri e fortë sidomos në bregdet dhe ne terrenet e larta malore.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!