Përjetë pas hekurave, shkodrani nuk pranon të pyetet në gjyqin e ekzekutorit të gruas, Sadetin Sula: Drejtësia të gjejë autorin…

Sadetin Sula, i dënuar me burgim të përjetshëm për porositjen e eleminimit të gruas Suela Sulës ka kërkuar gjetjen e autorit që i mori jetën asaj.  Sula nuk pranoi që të pyetet në procesin e Fatjon Karmeshtnës, i cili po hetohet si ekzekutor i Suela Sulës, me porosi të bashkëshortit të saj. Karmeshtna ishte i punësuar në mobilierinë e çiftit Sula në Bushat të Shkodrës.

Gjatë seancës së sotme për Fatjon Karmeshtën, Sula nuk e dha pëlqimin e tij për t’u pyetur në Gjykatë por kërkoi gjetjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij.

“Nuk jap pëlqim të pyetem. Drejtësia të vazhdojë. Të gjejë autorin e vrasjes së gruas sime,”- tha Sula para trupës gjykuese.

Një ndër provat që zbuluan se vrasja ishte porositur nga Sadetin Sula ishte dhe përgjimi i bisedës së Sadetinit me Karmeshtën, pak ditë para vrasjes.

Loading...