
Një vit nga tragjedia që nuk mund të harrohet. Sot u mblodhëm për të kujtuar Almën, e cila bashkë me tre fëmijët e saj, humbën jetën në një ngjarje që tronditi jo vetë Shkodrën por gjithë shoqërinë.
Në përkujtim të tyre, me iniciativen e Nen Kryetares se Bashkise Shkoder, Znj.Teuta Qyteza, pranë vendngjarjes u mblodhën përfaqësues të Bashkisë Shkodër, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë të rastit, për të reflektuar dhe për të dhënë një mesazh të qartë: asnjë grua dhe asnjë fëmijë nuk duhet të ndihen të vetëm.
Dhimbja nuk mund të kthejë mbrapa kohën, por kujtesa na obligon të veprojmë më me përgjegjësi dhe më me kujdes ndaj atyre që jetojnë në heshtje dhe rrezik. Përjetë në kujtimin tonë. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Bashkia Shkodër/