“Përjashtimi është mohim i Partisë Demokratike”, Flamur Noka pas mbledhjes në PD: Vendim individual…

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Flamur Noka ka dalë nga selia e partisë ku aktualisht po zhvillohet një takim me kryesinë. Në një deklaratë për mediat, ai thotë se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së është një mohim i historisë dhe suksesit të kësa force politike.

Ashtu siç e deklaroi dhe vet ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë televizive, edhe Flamur Noka thotë se vendimi i Lulzim Bashës ishte individual.


“Sali Berisha është njeriu më proamerikan i 30 viteve të fundit të demokracisë. Berisha themeloi PD-në u ngrit kundër regjimit mbi vlerat dhe parimet e demokracisë amerikane u themelua PD. Busulla ka një dhe vetëm një e Berishës dhe e PD-së: Orientimi i euroatlantik. Në lidhje me vendimin Berisha po ecën në drejtimin që ka mbajtur. Përjashtimi është mohim i Partisë Demokratike, është të mohosh suksesin e kësaj force. Arsyet pse e ka marrë këtë vendim i di kryetari sepse e ka marrë vetë”- tha Noka.