Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Përgjegjësi e Federatës!”, skandali me shpërblimin e trajnerit të peshngritjes, reagon ministria e Sportit: Nëse ka pretendime, t’i drejtohet…

ShkodraWeb 2 November, 2022
erkand qerimaj trajneri kovaci

Trajneri i peshëngritjes Zef Kovaçi, denoncoi heqjen e emrit të tij në triumfin që sportisti Ekand Qerimaj shënoi në Kampionatin Europian, që u mbajt disa muaj më parë në Tiranë.

Kovaçi akuzoi Federatën Shqiptare të Peshëngritjes se në vend të tij kishte vendosur emrin e trajnerin Sokol Bishanaku, e rrjedhimisht ky i fundit ka marrë edhe shpërblimin financiar nga shteti.

Por, trajneri Kovaçi gjithashtu akuzoi edhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si përgjegjëse, teksa shprehej se i kishte njoftuar për ta korrigjuar këtë gabim, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje prej tyre.

Gazeta “Panorama Sport”, ka kontaktuar me Drejtorinë e Sporteve në ministri, ku dhe ka marrë një reagim prej tyre për këtë situatë.

Nga ministria bëhet e ditur se kalimi i parave është bërë duke iu referuar dokumentacionit të FSHP-së dhe nëse mund të ketë gabim për sa i përket trajnerit, atëherë përgjegjësia bie mbi federatën.

Ministria gjithashtu deklaron se nëse trajneri Kovaçi ka pretendime, atëherë për këtë çështje ai duhet t’i drejtohet KAS-it.

REAGIMI NGA DREJTORIA E SPORTEVE

Në komunikimin me gazetën, drejtoria e sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ka reaguar kështu në lidhje me këtë çështje: “Ne ia kemi përcjellë përgjigjen trajnerit Kovaçi dhe nuk e dimë pse nuk i ka vajtur.

Kjo është një çështje jashtë kompetencës sonë. Kemi të bëjmë me një pretendim që ngre zotëria si trajner, por ne komunikimin e kemi me federatën përkatëse dhe ne marrim për bazë atë që në thotë federata.

Pra, nëse federata mund të sjellë diçka gabim, përgjegjësia do të jetë e federatës për këtë pjesë, pasi është federata ajo që organizon trajnerët dhe i ka gjërat të dokumentuara, ndërsa ne kërkojmë prej tyre emrat e sportistëve dhe trajnerëve.

Për rastin konkret, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka sjellë emrin e trajnerit Sokol Bishanaku dhe ne nuk kemi informacion nëse ka qenë trajner Zef Kovaçi.

Ministria në çdo rast e merr informacionin mbi bazën e asaj që pasqyrojnë federatat.

Ligji parashikon që edhe nëse sportisti vetë mund ta bëjë kërkesën për shpërblimin, ne sërish do t’i drejtoheshim federatës për të verifikuar informacionin, për të konfirmuar nëse ky sportist ka këtë trajner apo jo.

Sportistit, ashtu sikurse edhe trajnerit tashmë u është dhënë edhe shpërblimi financiar. Në përgjigjen që ne i kemi drejtuar trajnerit Kovaçi, i kemi thënë që duhet t’i drejtohet KAS-it, pasi është institucioni që i ka në kompetencë për t’i zgjidhur çështje të tilla”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Zyrtarizohet emri i tretë i PD- së për primaret e Tiranës, pas Këlliçit dhe Bogdanit del në skenë edhe…
Artikull pasardhës: Mos u ngatërroni me këto shenja horoskopi sepse do të jeni në telashe…

TË FUNDIT

permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë 14 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun 14 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.