Bashkia Shkodër, duke marrë parasysh sasitë e kërkuara për ngrohje nga shkollat në të gjithë territorin e saj, ka kryer me sukses shpërndarjen e lëndës drusore, si një ndër mënyrat më të përhapura të ngrohjes në shkollat e Njësive Administrative.
Në këtë formë, Bashkia Shkodër mundëson ngrohjen me dru për periudhën 15 nëntor – 15 mars, për 58 shkolla, nga të cilat 5 shkolla janë në qytet dhe 53 në Njësitë Administrative (Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Gur i Zi, Rrethina, Postribë, Pult, Shosh, Shalë), ku përfitues janë 4311 nxënës. /Marre nga faqja zyrtare ne Facebook e Bashkise Shkoder/