
Ka përfunduar seanca e marrjes në pyetje për ekspertin ligjoi, Gazmend Bardhi në lidhje me rastin e denoncuar nga PD, për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.
Në një deklaratë për mediat pas daljes nga Prokuroria, Bardhi tha se ka deklaruar të tgjitha ato që ka thënë në publik, dhe i bën thirrje organit të akuzës të çoj hetimet në drejtimin e duhur.
Pjesë nga deklarata
Jemi marrë ne në pyetje që kemi denoncuar rastin, dhe ende nuk është marrë në pyetje vëllai ministrit të Brendshëm, që është i denoncuar dhe i dyshuar si trafikant droge.
Ende nuk është marrë në pyetje ministri i Brendshëm, por edhe kryeministri i cili ka krijuar një alibi me një ekspertizë dhe thotë se zëri nuk është i vëllait i ministrit.
Prokuroria duhet të kishte sekuestruar ekspertizën pasi kjo ndihmon dhe hetimet.
Prokuroria duke të kishte sekuestruar materien e kryeministrit. Duhet të futen hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji, dhe të ndëshkohen në mënyrë spektakolare individët e përfshirë në këtë çështje.
Në deklamuar gjithçka u pyetëm dhe ato që kemi bërë publike ditët e fundit kur i kemi bërë publike. Ne kemi dhënë sqarimet tona për faktet dhe provat që janë bërë publike.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!