Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Përfundon protesta e opozitës, Basha kërkon largimin e Ramës dhe qeveri antimafia

ShkodraWeb 5 years ago

Protesta e opozitës në Tiranë ka përfunduar me mbarimin e fjalimit nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Kreu i PD-së ka shpallur kërkesën e opozitës në protestën e organizuar sot para Kryeministrisë. Ai i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të largohet. “Në emër të gjithë shqiptarëve dhe kudo ku janë, në emër të opozitës kërkoj largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të paligjshme. Krijimin e qeverisë anti-mafia që do të luftojë krimin”, deklaroi Basha.

Kreu i PD-së theksoi se jemi bashkuar sot për motive të ndryshme por me një qëllim, për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës.

Pjesë nga fjalimi i Bashës

Mirë se keni ardhur në këtë plebishit madhështor. Mirë se jeni bashkuar për të shpallur sot së bashku vendimin e madh popullor të kësaj gjykate popullore për Edi Ramën dhe bandën e tij në pushtet. Përditë shoh qartë e më qartë dhe vuaj thellë e më thellë kështu e përshkroi Migjeni zgjimin e për të parë dramën e popullit të tij. Qindra mijëra shqiptarë na panë nga larg duke shpresuar se e keqja nuk ishte e vërtetë. Sot ne që jemi këtu shumë më shumë se në 18 shkurt e shohim qartë se e keqja është e vërtetë. E keqja nuk ikën vetë, nuk ikën po nuk u luftua. E keqja nuk ikën po nuk u bashkuan të gjithë kundër saj. Ja ku jemi bashkuar sot në këtë plebishiti madhështor. Mirë se keni ardhur zonja dhe zotërinj në këtë orë të madhe dhe vendimtare të bashkimit të popullit kundër të keqes. Mirë se keni ardhur në këtë shesh të historisë dhe të së ardhmes.

Burra dhe gra të rinj e të reja, studentë e pedagogë, të papunë, të përndjekur e pronarë, fermerë e sipërmarrës, prindër e fëmijë nga jugu në veri anembanë Shqipërisë. Jemi bashkuar sot për motive të ndryshme por me një qëllim për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Rama ik! Për të shpallur solemnisht se ne nuk e pranojmë më këtë bandë që i shërben vetëm interesave plaçkitëse të një grushti njerëzish të pasuruar duke vjedhur shqiptarët dhe duke e shndërruar Shqipërinë tonë të dashur në çerdhe të krimit të organizuar dhe drogës. Kur pushtetin e merr me vota të blera nuk ndjen asnjë përgjegjësi për njerëzit e thjeshtë. Qeveria e paligjshme e votave të blera shkel dhe dhunon të drejtat dhe liritë e njerëzve të thjeshtë sepse nuk ndjen asnjë përgjegjësi për ta. Basha: Jemi bashkuar sot për motive të ndryshme, por me një qëllim:
Për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës!

Për të shpallur solemnisht se nuk e pranojmë më këtë bandë që i shërben vetëm interesat plackitëse të një grushti njerëzish të pasuruar duke vjedhur shqiptarët dhe duke e shndërruar vendin në çerdhe të krimit të organizuar dhe drogës.
Cdo e keqe, nga varfëria tek falimentimi, nga pasiguria tek depresioni, nga papunësia tek eksodi, nga taksat e larta tek çmimet e papërballueshme, nga shpërfillja tek arroganca, të gjitha, burojnë nga një e keqe e madhe: zgjedhjet e blera, qeveria e paligjshme. Ndaj sot, në emrin tuaj, në emër të gjithë shqiptarëve që na mbështesin në këtë shesh dhe kudo ku janë, në emër të opozitës, kërkoj largimin e qeverisë së paligjshme, krijimin e qeverisë antimafia që do të luftojë krimin, do të çojë përpara reformën në drejtësi sipas Kushtetutës dhe do të përgatisë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Kjo kërkesë, ky akt solemn, është vendimi popullor i kësaj proteste.
Ju burra dhe gra, të rinj e të reja, të moshuar, nëna e baballarë dëshmoni këtu me këtë prani gjigande e madhështore fundin e raporteve të deformuara politike me farsën kriminale të 25 qershorit. Me këtë protestë, me këtë demonstrim madhështor, opozita dhe qytetarët shpallin një raport të ri, të vërtetë mes forcave politike por mbi të gjitha një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, sot mbaron dhe merr fund.

Continue Reading

LAJM PARA: Kryemadhi u kërkon falje shqiptarëve: I kemi dhënë shansin 20 vjet Edi Ramës, ai ka frikë sot
LAJM PAS: Deklarata e fortë e Berishës: Sot u varrosën narkozgjedhjet e 25 qershorit!

TË FUNDIT

EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
  • Kryesore

EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë

3 mins ago
EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

3 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

4 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
  • “Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • “Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…

TË FUNDIT

EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
  • Kryesore

EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë

3 mins ago
“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • Aktualitet

“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…

25 mins ago
EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

3 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.