Përfundon numërimi i votave për rektor në Universitetin e Shkodrës, fituesi zgjidhet me dy vota më shumë

Suzana Golemi eshte rektorja e re e Universitetit të Shkodres “Luigj Gurakuqi”. Behet e ditur se nga numerimi i votave te pedagogeve ajo ka dale fituese me 2 vota diference. Nderkohe po numerohen votat e studenteve por ne baze te formules, pritet qe ato te mos ndikojne ne kete rezultat.


Golemit ja dhane fitoren bindese dy fakultete, ai i shkencave te natyres ku ishte vete dekane dhe drejtesia, ku fitoren e ka patur me bindese. Perballe saj ne kete gare ishte Adem Bekteshi, rektori ne detyre. Suzana Golemi pas betimit tek presidenti do te jete per 4 vitet e ardhshme rektore e universitetit te Shkodres, nder me te medhenjt ne vend. /TV1- Channel/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania