ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Përfundon mbledhja e PD-së me aleatët, flet Dash Shehi: Nuk heqim dorë protestat, po shkelen rregullat e lojës…

Ka përfunduar mbledhja që po zhvillohej në selinë blu me aleatët e PD. Në një deklaratë për mediat Dashamir Shehi është shprehur se tema kryesore që është diskutuar ka qenë vijimi i aksionit opozitar përmes protestave.

Loading...

Ai deklaroi se protesta do të ketë deri sa të gjendet një zgjidhje, ndërsa shtoi se nuk i përjashtojnë ndërhyrjet e ndërkombëtarëve në ndihë të zgjidhjes së krizës politike në vend.

“ Tashmë edhe gazeta gjermane “Bild” implikon vetë zotin Rama në blerjen e votave në zgjedhje, kështu që moral më për zgjedhjet nuk ka. Aksioni fatkeqësisht do spostohet me njerëzit në rrugë, nuk heqim dorë për negociata me ndërkombëtarët, por nuk heqim dorë nga protestat. Kjo deri sa të arrijmë në një zgjidhje…

Ky është mesazhi kryesorë, këtë do të diskutojmë edhe në vijim deri në datë 30. Ne nuk bëjmë protestë për protestë, por sepse po shkelen rregullat e lojës dhe ka ardhur koha për ti thënë ndal”, u shpreh ai.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.