Perfundojne ndeshjet e Champions League, Barcelona shpartallon Juventusin

Nje mbremje per tu harruar ajo e sotmja per Juventus, e cila eshte shpartalluar me rezultat por edhe me loje nga Barcelona. “Pleshti” ka shenuar dy gola, duke treguar qe ne ndeshjen e pare se do te jete kandidat serioz per kete sezon edhe perballe Ronaldos qe debuton neser. Sfida tjeter italo- spanjole, Rome- Atletiko Madrid eshte mbyllur ne paqe te plote me rrjeta te paprekura. Gjermanet e Bajern kane bere detyren perballe Anderlehtit duke fituar 3-0 ndersa lajmi i vetem eshte zemerimi i Ribery kur u nxorr nga loja prej Ancelotit. Olimpiakos i Besnik Hasit eshte mundur ne shtepi 2-3 nga Sporting, Mancester ka bere detyren ndaj Bazelit duke fituar ne Angli 3-0, PSG ka treguar supremaci te padiskutueshme ne fushen e Celtic me 5 gola te shenuar e asnje te pesuar, sic edhe Chelsea ka fundosur modestet e Qarabag FK 6- 0, ndersa Benfika eshte mundur ne shtepi 1-2 nga CSKA Moske.
Rezultatet
  • Barcellona-Juventus 3-0 (Messi, Rakitic, Messi)
    Roma Atletico Madrid 0-0
    Benfica-Cska 1-2 (Seferovic-Vitinho, Zhamaletdinov)
    Manchester United-Basilea 3-0 (Fellaini, Lukaku,Rashford)
    Bayern-Anderlecht 3-0 (penallti Lewandowski, Alcantara, Kimmich)
    Celtic-Psg 0-5 (Neymar, Mbappè, penallti Cavani, autogol Lustig, Cavani)
    Chelsea-Qarabag 6-0 (Pedro, Zappacosta,  Azpilicueta, Bakayoko, dy gola Batshuayi)
    Olympiacos-Sporting Lisbona 1-3 (Doumbia, Martins, Fernandes, Pardo)