
Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i zgjedhur i Bashkisë Shkodër: Rruga që lidh Shkodrën me kryeqytetin është problematike dhe shqetësim i vazhdueshëm i qytetarëve sa i takon trafikut dhe gjendjes së amortizuar në disa pjesë të saj.
Korridori Blu është një nga akset kryesore që do të bëjë të mundur lidhjen mes veriut e jugut të vendit. Segmenti Thumanë – Kashar, pjesë e këtij korridori, është thuajse në gjysmën e punimeve.
Përfundimi i tij vitin e ardhshëm do të ndikojë fuqishëm në shpejtimin dhe lehtësimin e rrugës nga Shkodra për në Tiranë, Rinas, Durrës dhe në jug të vendit, duke e anashkaluar segmentin Thumanë-Fushë Krujë-Rinas-Vorë.
Segmenti i ri do të jetë Autostradë e tipit A, me një shpejtësi shumë të lartë deri në 140 km/h dhe me rrugë paralele.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!