Vllaznia do të ndeshjet ditën e martë kundër rivalëve qipriotë të AEL Limasolit në kuadër të sfidës së parë për turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Pritet një përballje jo e lehtë për shkodranët të cilët do të tentojnë gjithçka dhe pse sfidën e parë do ta luajnë në transfertë. Nga ana tjetër, skuadra qipriote ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për tifozët e saj duke bërë publik çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Vllaznisë.
Pritet që 50% e kapacitetit të stadiumit ku do të luhet ndeshja të jetë i hapur për tifozë dhe çmimi i biletës do të jetë 10 euro. Një çmim i përballueshëm ky për tifozët vendas, por dhe për ata shkodran të cilët do të udhëtojnë drejt Qipros.