Skip to content
7 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PËRBALLJA E DEPUTETËVE – Bejleri i PS- së i përgjigjet Spahisë së PD- së duke i drejtuar disa pyetje…

ShkodraWeb 2 February, 2026
bardh spahia onid bejleri 2026

Të dashur qytetarë të Shkodrës,

Në përgjigje të akuzave të z. Spahia, dua ta them qartë dhe pa ekuivok: Kurrë nuk kam gënjyer në jetën time dhe shifrat që kam bërë publike janë 100% të sakta dhe të vërteta. Shifrat që lidhen me bizneset e regjistruar ne Shkoder jane marre nga nje dokument i bashkise Shkoder qe mban firmen e vete Z.Spahia.

Meqë z. Spahia dëshiron të flasë me shifra, më lejoni t’i drejtoj disa pyetje shumë të thjeshta, që lidhen drejtpërdrejt me bilancin e punës së tij gjatë një viti si kryetar i Bashkisë Shkodër:

Sa metra rrugë u asfaltuan gjatë asaj periudhe?
A u ndërhy në ndonjë shkollë, kopsht apo çerdhe?
A u pastrua qoftë edhe një metër kanal apo kolektor për qarkullimin e ujërave?
A u nis puna për ndonjë fushë sportive apo kënd lojërash?
A u lirua ndonjë metër katror hapësirë publike?
A u sistemua ndonjë pallat apo bllok neper lagjet e qytetit?

Besoj se përgjigjet janë shumë të qarta për qytetarët e Shkodrës. E kuptoj që disa mërziten kur Shkodra nuk përmbytet, sepse për ta, kreditë politike shpesh kanë më shumë rëndësi sesa mirëqenia reale e qytetarëve.

Njëkohësisht, dua t’u drejtohem qytetarëve të Shkodrës me respekt dhe mirënjohje për durimin, mbështetjen dhe besimin që tregoni çdo ditë ndaj punës që po bëhet në qytetin tonë.

LEXONI EDHE: PËRBALLJA E DEPUTETËVE – Shifrat për biznesin në Shkodër, Spahia i PD- së i përgjigjet Bejlerit të PS- së

Shkodra po ndryshon. Çdo ditë, me punë konkrete, investime reale dhe projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve, po ndërtojmë një qytet më të rregullt, më funksional dhe më dinjitoz për të gjithë.

Po përmirësohet infrastruktura, po rikthehen hapësira publike, po investohet në shërbime, në turizëm dhe në mbështetje të biznesit lokal. Këto nuk janë thjesht fjalë, por punë të dukshme, që çdo qytetar i sheh dhe i ndjen çdo ditë.Fatkeqësisht, përballë kësaj pune, ka nga ata që zgjedhin rrugën më të lehtë: të mohojnë çdo arritje, të sulmojnë çdo investim dhe të krijojnë një klimë negativiteti që nuk i shërben askujt.
Kritika është e nevojshme dhe e shëndetshme në demokraci, por mohimi i verbër dhe sulmet pa alternativë dëmtojnë qytetin, besimin dhe klimën e jetës e të biznesit në Shkodër.

Qyteti ynë ka nevojë për ide, për debat konstruktiv dhe për përgjegjësi. Nuk ka nevojë për zhurmë, përçarje apo frikësim të sipërmarrësve dhe qytetarëve që duan të ecin përpara.

Shkodra ka qenë gjithmonë qytet i vlerave, i kulturës dhe i punës së ndershme. Ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë, pa u ndalur nga fjalët negative, sepse përgjigjja më e mirë ndaj çdo sulmi është puna e bërë mirë.

Me bashkëpunim, respekt për njëri-tjetrin dhe dashuri për qytetin tonë, Shkodra do të ecë përpara. Dhe këtë rrugë nuk e ndal dot askush. Ju faleminderit. /Nga Onid BEJLERI, deputet i PS- së Shkodër, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Aksidentoi me makinën e tij humoristin e njohur shkodran, policia e Shkodrës arreston 74- vjeçarin…
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 3 shkurt 2026…

TË FUNDIT

distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë 7 February, 2026
  • VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova… 7 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra 7 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër… 6 February, 2026
  • I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut… 6 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve… 6 February, 2026
  • Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt… 6 February, 2026
  • FOTO+EMRI – Arrestohet 19 vjeçari nga Shkodra, iu gjetën në banesë 164 mijë euro të dyshuara false dhe municion 6 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 6 shkurt 2026… 6 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
shtypi 2026

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.