Përballë Teutës përsëri një Vllazni me ndryshime, ja formacioni i mundshëm që do të zbresë në “Loro Boriçi”

Vllaznia sërish me mungesa ndaj Teutës. Vllazninë do ta shoqërojnë sërish mungesat edhe në takimin e sotëm ndaj Teutës. Teknikut Dedja do ti mungojnë tre lojtarë të formacionit të parë. Mungesa të rëndësishme do të jenë ato të mbrojtësit Mevlan Adilit e po ashtu edhe të mesfushorit Hygor Gonçalves. I pari do të mungojë për arsye të numrit katër të kartonëve të verdhë. Ndërsa braziliani Hygor vijon që të jetë i dëmtuar.

Një dëmtim që mesa duket mund të bëjë që mesfushori të rrezikoj mbylljen e sezonit që këtu. Por një tjetër mungesë vijon që të jetë ajo e mesfushorit tjetër Behar Ramadani, i cili mesa duket do të jetë i detyruar që të mbyll këtë sezon. Megjithatë për këtë takim teknikut Dedja i janë rikthyer nga dëmtimi dyshja e mbrojtjes Malota e Marku të cilët pritet që të jenë nga minuta e parë në këtë përballje.


Formacioni Tekniku Dedja do të jetë sërish i kondicionuar për të vendosur për përzgjedhjet për këtë takim. Pasi ka lënë një pjesë të titullarëve pushim në përballjen e Kupës, sot pritet që në fushë të hedhë formacionin më të mirë të mundshëm.

Në portë pritet që të startoj sërish me Sherrin, ndërsa në mbrojtje pritet që të jenë katërshja e përbërë nga Gligorov e Marku në krahë e në qendër pritet që të jenë dyshja Shehi e Malota. Në mesin e fushës pritet të kthehen së bashku në qendër Krymi e Gurishta të cilët do të kenë ndihmën e Krujës. Kapiteni Lika e Sidorenko pritet që të jenë në ndihmë të Zogajt që mund të jetë sërish në majë të sulmit. Megjithatë tekniku Dedja mund të shikoj edhe ndonjë lëvizje tjetër.

Ekipi i Vllaznisë dje ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore anti-Teuta. Më pas skuadra është grumbulluar në një prej resorteve të qytetit ku edhe ka kaluar natën para takimit me Teutën.

Formacioni i mundshëm

Në portë: Sherri

Në mbrojtje: Gligorov, Shehi, Malota, Marku

Në mesfushë: Lika, Krymi Gurishta, Kruja, Sidorenko

Në sulm: Zogaj

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media