Italia ka publikuar të dhënat ditore nga epidemia e kornavirusit. Për ditën e katërt, numri i njerëzve që rezultuan pozitiv nga virusi aktual po bie në Itali, me 3,491 raste në 24 orët e fundit. Krahasuar me 3.612 raste të martën; numri i jetëve të humbura gjithashtu zvogëlohet por është akoma shumë i lartë: 683 brenda një dite nga 743 të martën me gjithsej 7503 njerëz, një shifër e frikshme. Rritja e të shëruarve, është në një ditë 1036 vetë, gjithsej 9,362 njerëz.
Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me gjendjen aktuale pozitive, që ndërruan jetë dhe të shëruar është 74,386. Ndryshe nga ditët e mëparshme këtë buletin sot nuk e dha kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, i cili mëngjesin e së mërkurës kishte pasur simptoma të virusit me temperaturë të lartë.
Komisari ka bërë një tampon për virusin, ky është tamponi i dytë që i bëhet atij pasi i rezultoi një herë negativ disa ditë më parë. Tani priten rezultatet e testimit të fundit. Pasi kishte ndjerë simptomat, Borrelli ishte larguar menjëherë nga kontakti me të tjerët. Konferenca e sotme u drejtua nga Luigi D’Angelo, Drejtor Operativ i Departamentit të Mbrojtjes Civile italiane.
Luigi D’Angelo tha se “Shpresojmë se Italia po hyn në një fazë stabilizmi por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mendojmë që është shumë e nevojshme, të ruajmë distancën sociale dhe rregullat e qëndrimit në shtëpi, nëse nuk duam që infektimet të rriten. Është një moment delikat. Nëse ulim vigjilencën ndaj kësaj përgjigjeje që ka qenë një përgjigje e fortë, ajo kurbë mund të ngrihet sërish