
Drejtori i Komunikimit në kabinetin e qeverisë shqiptare, Endri Fuga, ka bërë një deklaratë lidhur me lajmin e bërë publik nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balli, se Kryeministri Rama kishte pësuar një parainfarkt e për rrjedhojë ndodhej i shtruar në një spital privat.
Fuga shkruan në rrjetet sociale se pavarësisht se sipas tij dihet që opozita është e lodhur dhe që nuk ka vizion e program për të mundur Ramën, por nuk e priste që do të binte aq poshtë sa të trillonin lajme si ky i sotmi.
Reagimi i plotë i Endri Fugës:
“Qe opozita eshte e lodhur kjo dihet. Qe nuk kane as vizion e as program per te mundur ER edhe kjo s’do mend per tu kuptuar. Por qe do binin aq poshte sa te trillonin lajme si ky i sotmi… Megjithese njerezit e deshperuar bejne gjera te deshperuara. Jane bere per te ardhur keq.
Madje jeni qe jeni, beni nje xhiro neper spitale dhe kontrolloni vet se ju bejne mire ca hapa edhe sot.”.
Kujtojmë se gjatë pasditës së sotme me anë të një statusi në rrjetet sociale, Balliu kishte deklaruar se Kryeministri Rama kishte pësuar një parainfarkt ç’ka kishte bërë që të shtrohej në një spital privat.
Sipas Balliut ky ishtë një informacion i siguruar nga disa burime të tij dhe gjendja shëndetësore e Ramës ishte rënduar pas presionit të madh nga protestat, vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjetër revolta qytetare.
Reagimi i plotë i Klevis Balliut:
Rama përfundon në spital pas 16 marsit
Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt.
Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij.
Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij. Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballushme por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot.
Ndaj i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj. Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët.